Aktualitet22 Mars 2018, 18:02

Video+ Foto/ Detaje të reja nga arrestimi i baronit shqiptar të drogës Met Kanani

Shkruar nga Pamfleti

Janë zbuluar të tjera detaje nga operacioni i përbashkët mes policisë turke dhe asaj shqiptare ku ranë në pranga 11 persona në Bodrum, 5 shqiptarë dhe 6 turq, e mes tyre edhe baroni shqiptar i drogës, Met Kanani.

Burime të sigurta thanë për “Panorama” se Kanani kishte 6 muaj që po hetohej nga policitë e të dyja vendeve, që pas përplasjes që ndodhi në det në Greqi, ku u kap një ngarkesë e madhe droge në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Dyshimet lindën pasi Kanani thuhet se ishte personi që po e trafikonte drogën në ujërat greke nga Shqipëria, që më pas kishte destinacion Turqinë.

Met Kanani, është mga Memaliaj dhe mësohet se është person në kërkim edhe në disa vende të Evropës, për shkak se trafikonte sasi të mëdha hashashi nga Shqipëria në këto vende.

Gjatë ditës së mërkurë kur u krye dhe operacioni, Kanani ishte forografuar nga policia majë një kodre teksa ishte duke filmuar trafikun e kanabisit nga Shqipëria në Turqi, përmes rrugëve detare.

Video:


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Video+ Foto/ Detaje të reja nga arrestimi i baronit shqiptar të drogës Met Kanani