Video/ Gjithmonë e kemi pyetur veten se çfarë ka në fund të një ylberi! Fotografi zbardh misterin!

Video/ Gjithmonë e kemi pyetur veten se çfarë ka në fund të një ylberi! Fotografi zbardh misterin!

Thuhet se në fundin e çdo ylberi gjendet një arkë plot me flori. Një fotoreporter për natyren dhe autori i pamjeve filmike, gjeti në fakt në vend të familjes, një balenë të familjes “Megaptera novaeangliae”.



Kjo shpjegohet me faktin se gjatë frymënxjerrjes, këta gjitarë gjigandë, nxjerrin me presion nga mushkëritë sasi të mëdha pikash uji përzier me mukozë.

Drita duke hyrë përmes pikëzave të ujit përthyhet duke krijuar fenomenin e ylberit, i ngjashëm me rastet kur pas shtëngatës mbesin pika shiu në horizont apo dhe në kaskadat e hidrocentraleve ku vihet re po i njëjti fenomen.

“Shatërvani” i krijuar sipër shpinës së balenës mund të arrijë lartësinë e tre metrave, por për të parë një ylber si rasti në fjalë duhet të jemi në këndin e duhur të përthyerjes së dritës. Në prill ai e postoi videon dhe në Reddit, ku në një kohë tepër të shkurtër u bë tepër popollore./PamfletiMAGAZINE

Rainbow spouting Humpback today!

A post shared by Domenic Biagini (@dolphinsafaridom) on