Video/ Grabitësit qesharakë! Pas vjedhjes në bankë, era u merr lekët!

Video/ Grabitësit qesharakë! Pas vjedhjes në bankë, era u merr lekët!

Një vjedhje e planifikuar në detajet më të vogla, u transformua në një situatë komike kur erdhi fjala për t’u larguar nga vendi i grabitjes. Në vijim shihen pamjet e shpërndara nga policia e Manchester, ku vihen re dy keqbërësit duke ikur nga një rrugë e Droylsden, qytezë e vogël në lindje të Manchester-it.

Grabitësit kishin fshehur paratë e vjedhura në pantallona, por sapo u nisen me vrap drejt makinës, si pasojë e erës së fortë u dolën paratë në rrugë.

Forcat e rendit publikuan videon dhe kërkuan ndihmën e popullatës për identifikimin e personave që t’i “rehatojnë” pas hekurave. /PamfletiMAGAZINE