Showbiz20 Shtator 2018, 19:27

Video/ Humb babain, gazetarja e njohur shpërthen në lot në mes të emisionit

Shkruar nga Pamfleti

Video/ Humb babain, gazetarja e njohur shpërthen në lot në mes të emisionit

E ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites “Rudina”, gazetarja e njohur Anila Basha është përlotur teksa ka rrëfyer historinë e babait të saj, i cili një muaj më parë humbi jetën nga beteja e gjatë me kancerin.

 

Prej 4 vitesh ai luftonte me sëmundjen e rëndë dhe Anila ka treguar me lot në sy para kamerave dhe publikut momentet e tij të fundit para ndarjes nga jeta dhe amanetet që la pas.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

“Kërkoi që gurin mos ta ketë të rëndë, prandaj ne kemi vendosur që varrin t’ia mbushim me lule. Babi nuk do të ketë një varr të rëndë, një varr monumental. Varri i babit do jetë i mbushur vetëm me lule, ashtu si ai e kërkoi.”- ka thënë gazetarja.

 

Showbiz