Sport15 Dhjetor 2018, 20:03

Video: Interi fiton me shumë vuajtje, Icardi është lideri

Shkruar nga Pamfleti
Video: Interi fiton me shumë vuajtje, Icardi është lideri

Interi duket se e ka hedhur pas krahëve eliminimin e hidhur nga Championsi dhe arriti një sukses mjaft të rëndësishëm ndaj Udinezes me shifrat 1–0 . Një fitore mjaft e vuajtur për ekipin zikaltër, teksa u desh dhe ndihma e sistemit VAR për të akorduar 11-metërshin, që i dha fitoren ekipit të Spaletit.

Ndeshja u dominua e gjitha nga ekipi zikaltër, ku portieri i Udinezes Muso ishte ndër më të mirët në fushë. Pjesa e parë, pavarësisht rasteve u mbyll në shifrat e bardha 0-0. 

Seku Fofana preku një top me dorë në zhvillimet e një goditje nga këndi dhe ndonëse gjyqtari i takimit nuk ishte i vëmendshëm ndaj episodit, sistemi VAR erdhi në ndihmë. Te pika e bardhë u drejtua i zakonshmi Ikardi, i cili shënoi me një “panenka” duke çliruar “San Siron” dhe duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Pressure, what pressure? #Icardi pic.twitter.com/708S1yw38g

— International Champions Cup (@IntChampionsCup) December 15, 2018

Sport Inter udinese