Sport21 Shtator 2019, 22:51

Video: Interi shtyp Milanin, Lukaku është përbindësh

Shkruar nga Pamfleti
Video: Interi shtyp Milanin, Lukaku është përbindësh

Interi ka qenë skuadra fituse e derbit të Milanos. Zikaltrit mundën Milanin 0-2 me dy golat e Brozovicit dhe të Lukakut.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me një barazim, pa gola edhe pse u anuluan dy gola për të dyja ekipet.

 

Pjesa e dytë thuajse nis direkt me gol. Brozoviç ka goditur në minutën e 49-të, topi ka devijuar te Leao dhe ka shkuar në rrjetë.

Ndërkaq në minutën e 78-të, pas një krosi të “ëmbël” të Barelës, Lukaku ka goditur me kokë dhe ka shënuar të sigurisë për skuadrën e Kontes.

Sport