Sport12 Tetor 2019, 22:52

Video: Italia kthehet në elitë, Spanja ngec ndaj Norvegjisë

Shkruar nga Pamfleti
Video: Italia kthehet në elitë, Spanja ngec ndaj Norvegjisë

Italia ka fituar 2-0 ndeshjen e së shtunës ndaj Greqisë duke siguruar që tani një biletë në evropianin që zhvillohet verën e ardhshme. Skuadra e Mancini-t ka debutuar me fanellën e re dhe ajo i ka sjellë fat teksa vendasit kanë mposhtur ballkanasit. Goli i avantazhit është shënuar nga Jorginho në minutën e 63’ përpara se Bernardeschi të vuloste fitoren dhe kualifikimin pak minuta më pas. Italia ndodhet në vend të parë të grupit J me shtatë fitore në po aq ndeshje.

Spanja ka vuajtur shumë ndaj Suedisë dhe në fund ka dalë vetëm me një pikë nga Oslo pas barazimi 1-1. Skuadra e Morenos dukej sikur do ta fitonte takimit pas golit të Saul në minutën e 47’, por vendasit kanë barazuar në kohën shtesë me King, i cili ka shënuar nga pika e bardhë. Me këtë rezultat, Spanja ka prishur ecurinë vetëm me fitore dhe nuk e ka siguruar kualifikimin. Suedia ka mposhtu Maltën 4-0 dhe ngjitet në vend të dytë, poshtë spanjollëve. Ndërsa Liechtenstein ka barazuar 1-1 me Armeninë në ndeshjen e vlefshme për grupin J.

Sport Italia Spanjë