Showbiz14 Maj 2018, 09:03

Video/ Jonida Maliqi tregon dy paraqitjet e saj më skandaloze: “Nuk i shoh dot!”

Shkruar nga Pamfleti

Video/ Jonida Maliqi tregon dy paraqitjet e saj më skandaloze: “Nuk i shoh dot!”

Jonida Maliqi është një nga këngëtaret që kujdeset shumë për paraqitjen e saj, por jo gjithmonë ka qenë kështu.

Këtë të shtunë këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” në të cilin ka rrëfyer se në fillimet e karrierës së saj nuk është se ka bërë zgjedhjet më të mira të mundshme në veshje.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ajo rrëfen një nga paraqitjet më të këqija sipas saj kur ishte adoleshente dhe kjo nuk është e vetmja:

“Kur je në periudhën e adoleshencës tenton të rritesh në moshë.Kam patur një këngë për Nënë Terezën me Katsriot Tushën. Unë mund të kem qenë rreth 20 vjeç por dukem si 45 vjeç, e tmerrshme. Kam veshur një kostum kaf kamosh, me tegela të bardhë me një këmishë të bardhë si prift, flokët e gjata me vaj, me taka alla “Spice Girls”. Për natë finale i njëjti version variant akllas i bardhë.

Uroj që RTSH të mos i ketë në arkiv pasi nuk mund ta shoh veten. Kam bërë një gjë të tillë edhe në Këngë Magjike, kisha veshur një fustan të bardhë si nuse, me flokët portokalli me një baluke që ishte trend për sfilata jo për skenë. “,- ka treguar me humor Jonida.

Showbiz