Sport 4 Nëntor 2018, 22:42

Video: Joooo, Milani fiton në të 96′, Romagnoli është çmenduuuurrrr!

Shkruar nga Pamfleti
Video: Joooo, Milani fiton në të 96′, Romagnoli është

Joooo! Joooo! Nuk ka mundësi! Milani fiton sërish me dorë në zemër! Ekipi i trajnerit Genaro Gattuso fitoi 0-1 në transfertën e vështirë kundër Uinezes.

Skuadra milanezi vuajti shumë, sidomos pas daljes të sulmuesit Gonzalo Higuain. Ky i fundit la fushën e lojës i dëmtuar, frikë dhe panik për të. Vendasit u mbrojtën mirë dhe panë dhe nga porta e Donarummës.

Në fund të ndeshjes, atëherë kur gjithçka po shkondte drejt barazimit, “djalli” rrëmbeu një top në mesfushë mjaft bukur. Pasime të mira në zonën e Udineses dhe në fund goditja e Romagnolit që për pak shqeu portën e Udinezes. Festë e madhe, të gjithë në delir! Vendasit humbasin një pikë të artë. Milani rikthehet në vendin e katërt duke parakaluar sërish Lazion.

Kjo javë ishte e çmendur për kapitenin e Milanit, Romagnoli. Ai shënoi golin e vonë ndaj Genoas me stil Ibrahimovicit, ndërsa tani ndaj Udinezes. Pa harruar se kishte merita për gjithçka, pasi fitoi topin me një ndërhyrje fantastike dhe më pas shënoi vetë.

Sport Milan romagnoli