Video: KOSOVA BËN HISTORINË; Bac Fadil, u kry!

Kosova shkruan historinë, pasi kualifikohet në gjysmëfinalet e UEFA Nations League. “Dardanët” kanë fituar me rezultatin 4-0 kundër Azerbajxhanit. Ekipi kosovar vinte pas fitores me Maltën me rezultatin 0-5 dhe i duhej vetëm barazimi ndaj azerëve. 

Nuk kishte menduar ashtu Arbër Zeneli që ishte brilant në këtë sfidë. Ai shënoi golin e parë në minutën e 2-të duke çliruar ankthin te tifozët e shumtë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sulmuesi i krahut shënoi dhe dy gola të tjerë në minutat e 50′ dhe 76′. Goli tjetër u shënua nga Amir Rrahmani. 

Urimet më të mira për “dardanët” që kalojnë grupin dhe tashmë mund të synojnë kualifikimi direkt për “Euro 2020” nga UEFA Nations League. Trajneri Bernard Challandes meriton komplimentet më të mira! 

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti