Sport18 Korrik 2019, 21:30

Video: Laçi eliminohet, izraelitët janë tepër të fortë

Shkruar nga Pamfleti
Video: Laçi eliminohet, izraelitët janë tepër të

Laçi është eliminuar me kokën lart nga Europa League. Kurbinasit u mposhtën 1-0 në Izrael nga ekipi i Ber Shevës, që kalon kështu në raundin tjetër kualifikues.

Që në short, gjithçka dukej kundër Laçit, duke pasur parasysh diferencat mes dy skuadrave. Por në 180 minuta përballë një ekipi të njohur, Laçi luajti si i barabartë, duke shfaqur një figurë të mirë të futbollit shqiptar.

Të besuarit e Starovës morën një barazim 1-1 në Shqipëri, që me pak fat, në rastin e shtyllës së Xhixhës, rezultati mund të ishte shumë ndryshe. Me atë barazim me gola, kurbinasit udhëtuan drejt Izraelit për ndeshjen e kthimit, duke bërë një tjetër ndeshje të shkëlqyer. 69 minuta rezistuan luftëtarët e Starovës, të cilët u mposhtën nga një gol i Sabag

Sport Hapoel Beer-Sheva Laçi