Sport16 Nëntor 2018, 14:29

Video: Lovren godet keq Ramosin: Jeni një tufë femrash!

Shkruar nga Pamfleti
Video: Lovren godet keq Ramosin: Jeni një tufë femrash!

Rivaliteti ndërmjet mbrojtësit të Liverpool-it, Dejan Lovren dhe Sergio Ramosit ka vazhduar dhe në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës. Fqinjët tanë fituan me rezultatin 3-2 dhe aq mjaftoi që mbrojtësi Lovren të niste kundërsulmin kundër spanjollit.

Lovren mezi ka pritur fundin e ndeshjes për t’u futur dhe komentuat në rrjetet sociale, duke “thumbuar” Sergio Ramosin. “I dhashë një goditje të bukur, hahaha 3-2! Fol tani mik, Jeni një tufë femrash të llastuara”. Video e postuar është përhapur shpejt në internet, duke ndarë tifozët në dy kahe.

Ata të Liverpulit dhe kundër Ramosit i kanë dalë në krah kroatit, ndërsa të tjerë kanë kritikuar mbrojtësin për fjalët e rënda, duke pretenduar që do të ishte më mirë që Lovren të festonte fitoren e Kroacisë, pa vazhduar me polemika.

Dejan Lovren sending Sergio Ramos a special message after Croatia's 3-2 win over Spain. We won't translate ? pic.twitter.com/LTEu72J6wq

— ONSIDEVIEW.COM (@theonsideview) November 16, 2018

Sport Dejan Lovren Sergio Ramos