Video: Marseja e nis si përbindësh në Francë, masakron Tuluzën

Marseja e ka nisur me një fitore të thellë kampionatin francez. Skuadra e Mario Balotelit fitoi me rezultatin 4-0 kundër Tuluzës. Ekipi francez nuk hasi shumë vështirësi dhe nuk kishte nevojë as për ndihmën e “SuperMarios”. 

E udhëhequr nga një super Dimitri Paje me dy golat e parë në minutat 45′ dhe 62′, Marseja ka shënuar më pas në 1 minutë përpara fundit, me Zhermen dhe Thoven (89’ dhe 90’), duke mbyllur gjithçka.

Për t’u theksuar që edhe për të parën herë teknologjia VAR ka vendosur në Francë, e futur këtë sezon. Një 11-të metërsh i shndërruar në gol nga Paje.