Aktualitet14 Shkurt 2019, 14:46

Video me përmbajtje seksuale, zbardhet dëshmia e policit: Nuk kam ngacmuar asnjë vajzë

Shkruar nga Pamfleti
Video me përmbajtje seksuale, zbardhet dëshmia e policit: Nuk kam

Video me përmbajtje seksuale, zbardhet dëshmia e policit: Nuk kam ngacmuar asnjë vajzë

Pas skandalit të policit nga Shkodra me videon me përmbajtje seksuale, zbardhet dëshmia e policit, Berhan Bajrakurtaj.

Në seancën e mbajtur me dyer të mbylluara polici ka mohur të ketë ngacmuar ndonjë të mitur ashtu si akuzohet.

“Nuk kam ngacmuar asnje te mitur. Kam qene ne shtepine time. Nuk e di se si ka dale video. Para pak kohesh e ka çuar celularin ne servis dhe me pas e kam patur me kod. Une nuk di ta perdor mire celularin. Nuk kam ngacmuar asnje person dhe se kam idene si eshte shperndare video”- ka thene ai.

Gjyqtare e çështjes ishte Irida Kacerja, prokuror Vat Staka dhe avokat mbrojtes Xhelal Kraja. Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Prokuroria e kishte bërë me dije që në fillim se do të kërkonte burg me afat 30 ditë për paraqitjen e provave. Avokati kërkoi lirimin për shkak se ska vepër penale.

Aktualitet deshmia polici Shkodra