Sport 2 Dhjetor 2018, 14:30

Video: Milani të bën me zemër, Cutrone një luftëtar!

Shkruar nga Pamfleti
Video: Milani të bën me zemër, Cutrone një luftëtar!

Milani fitoi me shumë vuajtje ndaj Parmas me rezultatin 2-1 në “San Siro”. Ekipi i Genaro Gattusos ka një dashuri të madhe për përmbysjen dhe të bën gjithmonë me zemër. 

Pjesa e parë u mbyll 0-0, por në të dytën ishin miqtë që arritën të kalonin të parët në avantazh me anë të Ingleses në minutën e 50′. 

Goli zgjoi “djallin” që gjeti barazimin me Cutronen pas 5 minutash. I riu duket se është abonuar me golin. 

Fitorja erdhi nga këmbët e Kessie. Afrikani ktheu në gol një penallti në minutën e 71′. Deri në fund nuk u shënua asnjë rast tjetër dhe Milani arriti të merrte 3 pikë shumë të rëndësishme. 

Sport Cutrone Genaro Gattuso Milan Parma