Showbiz10 Gusht 2018, 20:34

Video/ Mizore, shoqja e hedh me forcë nga ura, 16-vjeçares i ndodh gjëma

Shkruar nga Pamfleti

Një vajzë adoleshente është hedhur nga ura pasi miqtë e shtynin ta provonte teksa goditjen e fundit ja dha shoqja e saj. Videoja e tmerrshme tregon Jordan Holgerson, 16 vjeç, duke qëndruar mbi “Moulton Falls” në lumin Lewis në Yacolt, Uashington, me miqtë e saj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Jo, unë nuk do të hyj”, dëgjohet Jordan duke u thënë miqve të saj ndërsa ata i bëjnë presion të hidhet. Ajo i thotë shokëve të saj ‘jo’ për herë të dytë, por grupi ende insiston. Më pas befas, njëri thotë ‘Gati?’ dhe një shoqe e 16-vjeçares shihet duke shtyrë Jordanin.

Adoleshentja ra 18 metra në ujë, duke u zhytur me një zhurmë të tmerrshme, ndërsa miqtë e saj u shokuan.

Duke folur nga spitali, Jordan zbuloi se ishte hera e parë në urë. “Isha e vetëdijshme kur godita ujin”, tha ajo. Jordan tregoi se dikush menjëherë notoi për ta shpëtuar pasi ra në ujë. 16-vjeçarja u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Uashingtonit.

Genelle Holgerson, nëna e Jordan, tha se e bija pësoi pesë brinjë të plasaritura dhe lëndime të brendshme pasi u shty nga ura. Jordan pësoi gjithashtu një ezofag të lënduar, një trake të plagosur, flluska ajri në gjoks dhe një mushkëri të shpuar. “Ajo është me fat që nuk është e paralizuar apo e vdekur,” tha Holgerson.

 

Ashley Mahree e cila e bëri videon publike tha se vajza që e shtyu Jordan duhet të shkojë në burg.”Unë mendoj se kjo vajzë duhet të mbajë përgjegjësi”, tha ajo. Zyra e Sheriffit të Clark County po heton aktualisht incidentin.

Showbiz