Anti-Mafia13 Maj 2019, 13:37

Video/ “Modernisti” Rama bie në nivelin e Tallavasë: Haxhi Memolla, modeli i ri për Rrogozhinën

Shkruar nga Pamfleti

Video/ "Modernisti" Rama bie në nivelin e Tallavasë: Haxhi Memolla, modeli i ri për Rrogozhinën

Duke qënë se opozita ka bojkotuar zgjedhjet vendore, Rama e quan të fituar garën elektorale në të gjitha bashkitë e vendit, ndaj ka sjellë këta surretër të paarsimuar dhe i ka futur në garë. Memolla është dhe një “dashnor” i paepur u muzikës tallava, të cilën e ka implementuar dhe në lokalin e vet me të njejtin emër, ku shihet qartë se si hedh lekë për këngëtarin e tallavasë. Është dhimbshme të shohësh Edi Ramën, njeriun modernist,i veshur soft dhe i artikuluar, modern në të ecur, në të folur dhe në të jetuar, të katandiset në këtë derenxhe, duke u degraduar e kthyer në tallava. “Tallavaja” dhe të paarsimuart, tashmë që dhe modernisti Rama ka rënë në këtë nivel, pritet të qeverisin bashkitë e këtij vendit për 4 vitet e ardhshme.

Edi Rama kërkon që dhe kandidatët për krytetarë bashkie ti ketë nën hyqëm, pasi shumë projekte nga institucionet financiare ndërkombëtare do të implementohen pikërish në pushtetin vendor.

Dhe për t’i pasur sa më të komandueshëm që të firmosin sa herë të ketë nevojë kryeministri, ka përzgjedhur për kandidatë njerëzit më të paarsimuar që ka mund të gjejë në qarkullim.

Duke qënë se opozita ka bojkotuar zgjedhjet vendore, Rama e quan të fituar garën elektorale në të gjitha bashkitë e vendit, ndaj ka sjellë këta surretër të paarsimuar dhe i ka futur në garë.

Një ndër kandidatët e paarsimuar që do të garojë më 30 qershor për kryetar bashkie, është dhe kandidati për Rrogozhinën, Haxhi Memolla.

Por përpos që është i paarsimuar, Memolla është dhe një “dashnor” i paepur u muzikës tallava, të cilën e ka implementuar dhe në lokalin e vet me të njejtin emër, ku shihet qartë se si hedh lekë për këngëtarin e tallavasë.

Dhe është dhimbshme të shohësh Edi Ramën, njeriun modernist në të veshur, në artikulim, në të ecur, në të folur dhe jetuar, të katandiset në këtë derenxhe, duke u degraduar e kthyer në tallava.

Pushteti të tjetërson, dhe akoma më tepër që njerëzit e pa karakter, leku i bën të transformohen nga modernistë apo elokuentë, në fundërrina tallavaje.

Rrogozhina, në fundin e dekadës së dytë, pritet të jetë në duart e një të paarsimuari dhe të apasionuari pas tallavasë.

 Duke e pasur të garantuar se duke filluar nga 30 qershori i këtij viti dhe për katër vite me radhë, tallava do të jetë dhe qeverisja vendore e Rrogozhinës.

Ndërkohë që “tallavaja” dhe të paarsimuart, tashmë që dhe modernisti Rama ka rënë në këtë nivel, pritet të qeverisin bashkitë e këtij vendit për 4 vitet e ardhshme./Pamfleti

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

codramol
smile

Anti-Mafia Haxhi Memolla modeli i ri për Rrogozhinën Video