Sport14 Prill 2019, 20:01

Video: Napoli kalon me sukses Chievon, Koulibaly bën sulmuesin

Shkruar nga Pamfleti
Video: Napoli kalon me sukses Chievon, Koulibaly bën sulmuesin

Napoli ka fituar ndeshjen e javës së 32-të të Serie A ndaj vendit të fundit në renditje Chievo Verona me rezultatin 3-1.

Napoli ka mposhtur pa shumë probleme Chievo-n që e ka siguruar rënien në Serie B. Ishte qendërmbrojtësi Kalidou Koulibaly ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të.

Pas pushimit Milik dyfishoi rezultatin e golin që vulosi fitoren për miqtë. Ancelotti bëri tre zëvendësime për të freskuar skuadrën dhe Koulibaly shënoi golin e tij të dytë në minutat e fundit. Në kohën shtesë, Chievo shënoi golin e nderit me Cesar.

Sport