Sport19 Gusht 2018, 20:57

(VIDEO) “Perlë” e Dzeko kundër Torinos, boshnjaku: Goli më i bukur në karrierë

Shkruar nga Pamfleti
(VIDEO) “Perlë” e Dzeko kundër Torinos, boshnjaku: Goli

Edin Dzeko i dha fitoren skuadrës së Romës në minutën e fundit të takimit, me një gol që do ta kishte zili dhe vetë Marco Van Basten. Sulmuesi boshnjak e ka nisur sezonin e ri pikërisht aty kue përfundoi të shkuarin, duke shënuar nga ndeshja në ndeshje.

Pas ndeshjes, Dzeko ishte shumë i lumtur për golin dhe tri pikët dhe para medieve italiane, tha:

“Ishte një ndeshje e vështirë, siç është gjithmonë këtu në Torino, pasi na kanë shkaktuar edhe probleme në të kaluarën. Ne luftuam pak, por kur vuajmë, e bëjmë të gjithë së bashku”, tha boshnjaku për “Sky Sport Italia”.

“Pashë Klajvertin në të djathtë dhe shpresoja që ai ta kalonte në shtyllën e dytë, e për fat të mirë është pikërisht ajo që ai bëri!

“Nuk kam pasur kohë për të menduar. Kishte kaq shumë lojtarë në zonë, nuk do të kisha kohë të merrja topin në kontroll.

“Mendoj se ishte një nga tre golat më të mirë të karrierës time. Një gol i pabesueshëm. Gjithçka erdhi nga Klajvert. Ai është një talent i madh!

Sport Dzeko