Aktualitet 9 Nëntor 2018, 14:49

Video/ Pronat, “kartoni i kuq” i Europës për Shqipërinë; Artan Lame i “nxjerr bojën” qeverisë “Rama”

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Pronat, “kartoni i kuq” i Europës për

Video/ Pronat, “kartoni i kuq” i Europës për Shqipërinë; Artan Lame  i “nxjerr bojën” qeverisë “Rama”

Nuk e dimë, nëse Kryeministri Edi Rama e ka parë, dëgjuar, apo nëse ia kanë thënë Fuga e Agaçi, ose Prof. Dr. Gjyloja e PS-Tiranës që paguhen vetëm për “vigjilencë në parti”, por miku i tij, Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, i ka nxjerrë bojën atij, qeverisë dhe partisë “Rilindja”

Pas 5 vitesh premtim e propagandë për legalizme falas e të plota, Drejtori ALUZNI-t, Artan Lame, ia nxorri publikisht bojën kryeministrit, duke deklaruar mashtrimin dhe talljen e turpshme që është inskenuar dhe po bëhet, me procesin fals, të mos mos-legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Me zë e me figurë, në një emision televiz, drejtor Lame, ka rrëfyer skemën mashtruese të Edi  Ramës, për mos legalizimin e ndërtimeve pa leje, sipas të cilit, ALUIZNI, bashkitë, arkiva e shtetit, arkiva e ndërtimit dhe zyrat e hipotekës, sajojnë e kërkojnë letra dhe sjellin vërdallë qytetarët, deri sa siç thotë Lame, t’i lodhin e çorodotin.

Drejtor Lame, gjatë emisionit “live” në TV, ka deklaruar me këmbëngulje, se legalizimet u bëhen, vetëm atyre që kanë ndërtuar pa leje dhe nuk kanë asnjë “copë letër” zyrtare, të cilëve, sipas Artan Lames, u shkon në shtëpi vetë Edi Rama, u jep tapitë e u thotë: – T’i gëzoni shtëpitë!

Ndërsa atyre, që kanë letrat e kanë paguar, gjithë detyrimet shtetërore në rregull, nuk u bëhet legalizmi, duke i sjellë vërdallë kot fare, me sajesa, vonesa, pengesa e mashtrime të qëllimshme nëpër institucione.

Ja deklarimi i plotë audio-video, bërë në studio televizive, nga drejtor Artan Lame

Drejtuesja e emisionit: – Si do veprohet, me ata që nuk kanë fare, letra legalizmi për ndërtimet?

Artan Lame: – Problemi më i madh në Shqipëri, nuk është kur nuk ke letrat, por është kur i ke letrat, mbasi ai që nuk ka letra është është rehat fare, se vjen në zyrë e të thotë: – Unë jam këtu, kam ndërtuar pa leje, ma legalizoni objektin dhe ne shkojmë atje, i bëjmë matjet e i japim tapinë.

Drejtuesja e emisionit: – Zoti Lame, po bëni shaka, apo? D.m.th, kur nuk ke letra fare, je i lumtur?!

Artan Lame: Jo, jo, jo, nuk po bëjë shaka, po them të vërtetën. E di si ndodh? Shkojë unë me Edi Ramën, më falni, shkon Edi Rama me mua, tek ata pa letra, e shikojmë, i japim tapinë e shtëpisë dhe ai e gëzon rehat.

Drejtuesja e emisionit: Uauuuuu…. !

Artan Lame: Po, kështu është. Problemin më i madh janë ata që vijnë e na thonë, se kanë letrat e legalizimit të shtëpisë. Me kaq e ka marrë veten më qafë, sepse askush nuk ka ia letrat plotësisht në rregull.

Dhe fillojmë ne, i themi: – Ke këto letra, por të mungojnë këto letrat e tjera dhe e nisim rrotull, nëpër institucione e zyra pa fund, për të plotësuar letrat e tjera, që i kërkojmë.

U themi p.sh., se duhet të shkosh tek marësh edhe një dokument tek ky institucion, por ai e çon në një institucion tjetër, që i thotë:  – Këtu plotësove këtë dokument, por të mungon tjetri e tjetri, duke e sjell vardallë, sa tek bashkia, arkiva e shtetit, arkiva e ndërtimit, hipoteka…  

Kështu, ai që ka letra, vjen xhirro, por asnjëherë nuk i bënë dot, të gjitha letrat dhe nëse shikon rrugëve, njerëz me dosje në dorë e që vijnë vërdallë si të çoroditur, janë ata që kanë letrat e legalizimit dhe nuk marrin dot tapitë e shtëpive”.

 

Kryesore