Sport14 Shtator 2019, 19:46

Video: PSG fiton me vuajtjet, Neymar nga i urryer në hero me supergol!

Shkruar nga Pamfleti
Video: PSG fiton me vuajtjet, Neymar nga i urryer në hero me supergol!

Braziliani Nejmar ka qenë ashtu siç pritej protagonisti absolut i fitores së sotme të PSG-së ndaj Strasburgut në kampionat. Ashtu siç pritej, ai është vërshëllyer dhe kontestuar nga tifozeria parisiene, por njëkohësisht, ka qenë protagonist i ndeshjes pasi i ka dhënë suksesin ekipit të me një gol spektakolar në roveshatë.

Braziliani aktivizohej nga minuta e parë në këtë duel, duke qenë protagonist në repartin e avancuar ku në pjesën e dytë bëri debutimin edhe Mauro Ikardi. Po parisienët e kishin shumë të vështirë të gjenin rrjetën në këtë takim, duke shpërdoruar raste të shumta.

Për të zgjidhur situatën mendoi pikërisht braziliani, i cili në minutën e 92-të, me një roveshatë spektakolare arriti të çonte topin në rrjetën e portës kundërshtare, duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij.

Sport Neymar PSG