Video: Reali luan tenis në Kupë, “shfryn” Isco

Real Madrid nuk e ka pasur të vështirë të mposhtë 6-1 Melilla-n në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ave të Copa del Rey, me ndeshjen e parë që ka përfunduar 4-0 në favor të madrilenëve. Trajneri Santiago Solari kishte vendosur të përfshinte në formacionin titullar Iscon, Vinicius, Mariano dhe Asension në sulm.

Los Blancos e gjetën ritmin me kalimin e minutave dhe si pasojë goli i parë erdhi në minutën e 33-të falë magjisë së Marco Asensio. Vetëm dy minuta më pas spanjolli i talentuar ka dyfishuar rezultatin pas pasimit të Vinicius.

Përpara se të mbyllej pjesa e parë i riu Javier Sanchez ka trefishuar rezultatin me topin që prek traversën përpara se të shkojë në rrjetë. Pas pushimit ishte perla e Isco-s në minutën e 47’ që ka bërë Bernabeu-n të çohet në këmbë. Mesfushori i Spanjës ka lëshuar një goditje fantastike nga distanca duke dërguar topin në trekëndësh. Në minutën e 75’ erdhi goli i pestë i shënuar nga Vinicius Junior. Tre minuta më pas miqtë shënojnë golin e nderit me Qasmi. Ndërsa Isco nuk ishte ngopur akoma dhe shënon dopietën e tij në minutën e 83’.

Loading...

Loading...

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti