Showbiz19 Gusht 2018, 21:31

Video/ Rezart Veleshnja zbulon pagat e majme që marrin aktorët e spektaklit “Portokalli”

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Rezart Veleshnja zbulon pagat e majme që marrin aktorët e

Kushdo që e ndoqi “LIVE” intervistën e aktorit të Portokallisë Rezart Veleshnja dhe moderatorit Eni Shehu në “Edicionin Veror”, e vuri re “dyluftimin” mes tyre se cili prej dy televizionëve shqiptare, “Klan” ose “Top Channel” është më i fuqishëm.

Rezart Veleshnja theksoi se të gjithë aktorët e humorit që janë sot në tregun shqiptar, kanë lindur në “Top Channel” dhe sot janë të shpërndarë në televizionet e tjera. I pyetur nga moderatori nëse do të pranonte të punonte në një tjetër ekran në të ardhmen, Rezarti theksoi se ende nuk ka pasur një ofertë që ta tundojë.

“Rrogat e “Top Channel” në “Portokalli” nisin nga 2 milionë lekë të vjetra deri në katër milionë. Ka televizioni yt mundësi të më paguajë 7 milionë që ta lë “Portokallinë”?” – u përgjigj aktori.

Sot ne kripa e detit me @enishehuiam

A post shared by @ rezart.veleshnja on

Showbiz