Sport21 Shtator 2019, 20:05

Video: Ronaldo ben gjithçka, Juventusi fiton me vuajtje

Shkruar nga Pamfleti
Video: Ronaldo ben gjithçka, Juventusi fiton me vuajtje

Juventusi ka fituar ndeshjen e javës së tretë ndaj Veronës me rezultatin e ngushtë 2-1. Ishte një fitore e vuajtur e bardhezinjve në Allianz Stadium teksa vizitorët i kanë krijuar jo pak probleme. Në fund të takimit, lojtari i përfaqësueses shqiptare Kumbulla ka dalë me karton të kuq.

Ishin miqtë ata që befasuan me golin e tyre në minutën e 21’ të takimit. Pasi Carmine goditi shtyllën nga pika e bardhë e penalltisë, topi shkoi te një tjetër lojtar i Veronës, por edhe ai ka goditur traversën. Aksioni ka vazhduar dhe ishte Veloso ai që ka lëshuar një predhë nga 25 metra me të majtën duke lënë në vend Buffon. Juventusi kundërpërgjigjet menjëherë me golin e parë të Aaron Ramsey me fanellën bardhezi.

Mesfushori i ardhur nga Arsenali ka goditur bukur topin nga rreth 20 metra duke barazuar rezultatin. Pas pushimit, Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e dytë për Juven duke e kaluar ekipin e tij për të parën herë në avantazh. Verona mundohet të bëjë diçka dhe ka disa mundësi për të barazuar rezultatin, por Juve ruajti avantazhin deri në fërshëllimën e fundit.

Sport