Video: Salah dhe Shaqiri i japin fitoren Liverpool-it, “redsat” marshojnë

Një ndeshje aspak e lehtë për Liverpool-in në fushën e Huddersfield-it. Në letër dukej një transfertë e lehtë, por fusha tregoi se djemtë e Jurgen Klopp-it fituan 0-1.

Protagonisti kryesor ishte Mo Salah, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 24′. Sulmuesi Xherdan Shaqiri asistoi mjaft mirë për egjiptianin, i cili e dërgoi topin në rrjetë. Një gol me vlerë 3 pikëshe. Superpasim nga kosovari, i cili fut vertikalizim për yllin e Liverpool-it.

Deri në fund, takimi nuk dhuroi asnjë gol tjetër. Të rëndësishme janë pikët dhe “redsat” kanë arritur që t’i marrin atsa dhe të vazhdojnë pushimet.

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti