Sport11 Korrik 2019, 17:34

Video: Shkupi prish magjinë në fund, 5 minuta djegin gjithçka

Shkruar nga Pamfleti
Video: Shkupi prish magjinë në fund, 5 minuta djegin gjithçka

Pyunik-Shkupi u mbyll me rezultatin 3-3, në një 90 minutësh që rezervoi emocione deri në vërshëllimën finale të arbitrit.

Skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut e nisi në malore këtë transfertë në turin e parë kualifikues të Europa League, duke pësuar gol pas 4 minutash, por u përgjigj më pas me Muharem Bajramin dhe Darko Ilieskin, duke çuar shifrat në 1-2 që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, falë edhe gafës së portierit të vendasve, Bajrami realizoi me një goditje dënimi nga shumë larg golin e tretë.

Atëherë kur u duk se shkupjanët hodhën hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, Pyunik gjeti dy gola brenda 5 minutash duke barazuar 3-3.

Sport