Sipas autoriteteve lokale, janë të paktën 31 personat e vdekur nga një shpërthim i ndodhur në një bazë ushtarake që ndodhet në qytetin Bata, në Guinenë Ekuatoriale, por bilanci mund të jetë shumë më i rëndë, nga momenti që të paktën 600 persona janë shtruar të plagosur rëndë në spitalet e tejmbushura dhe në kolaps të plotë.
Sipas presidentit të vendit, Obiang Nguema, pothuajse çdo godinë e kryeqytetit me rreth 173 mijë banorë është dëmtuar rëndë. Një sasi e madhe dinamiti ka shpërthyer për disa gabime të ushtarakëve që duhet t’i ruanin. Skenat në videon në qarkullim tregojnë një qytet në kaos të plotë.