Sport 3 Qershor 2018, 17:56

Video: Shqipëria është për turp, Ukraina tallet me ne

Shkruar nga Pamfleti
Video: Shqipëria është për turp, Ukraina tallet me ne

Shqipëria zhgënjen sërish. Skuadra e trajnerit Christian Panuccit humbi 1-4 kundër Ukrainës në një ndeshje ku nuk ka asnjë gëzim. Skuadra shqiptare nuk ndryshon shumë nga takime me Kosovën, pasi janë ukrainasit ata që dominojnë totalisht, ndërsa futbollistët tanë nuk kanë forcën e as dëshirën e duhur për të reaguar. Ndryshimi i vetëm është se pësojmë një gol më tepër dhe ngushëllohemi me golin e Ndojit.

Ndeshja – Ekipi ynë kombëtar rezistoi deri në minutën e  32-të të takimit kur Ukraina na gjen të papërgatitur në mbrojtje. Jarmolenko pason bukur për Konoplyankan, që gjendet i lirë dhe me një goditje të saktë gjen golin e avantazhit. Goli çorienton krejtësisht ekipin tonë dhe vetëm pas 4 minutash loje, arrijnë të shënojnë golin e dytë duke dërguar të dy skuadrat në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat.

Në të dy golat mbrojtja jonë futi tregon se ka shumë probleme, pasi vendosja e keqe e tyre bëri që skuadra të pësonte dy gola. Nuk mjaftoi vetëm kaq, por në fund të pjesës së parë, Jarmolenko shënoi dhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij. Ekipi i Panuccit po çalon shumë dhe në aspektin ofensiv, pasi mesfusha nuk ndërton si duhet dhe kemi vështirësi për të dalë në sulm.

Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm për ekipin tonë. Ukraina na kursen, ndërsa ne mundohemi të bëjmë më mirë. Në minutën e 88-të gjejmë golin që ngushton diferencën, por kjo vetëm sa zgjoi inatin e ukrainasve që shënojnë menjëherë pas nesh golin e 4-t dhe të kapitullimit.

Shqipëri-Ukrainë 1-4
Shënues
: Ndoj 88’ / Jarmolenko 32′, 36′, 45′, Konoplyanka 90’

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj(Ajeti 64′), Ndoj, Roshi (Balaj 46′), Lenjani(Memolla 46′), Ramadani(Qaka 26′), Manaj(Cikalleshi 56′). Trajner: Ch.Panucci
Ukraina: Lunin, Butko(Karavaiev70′) , Krivtsov, Burda, Sobol, Marlos(Sharapenko 56′), Zinçenko(Sydorçuk 70′), Malinovski(Kovalenko 70′), Jarmolenko, Besedin(Zelsenov 46′), Konoplianka. Trajner: A. Shevcenko

Golat: 

Sport Christian Panucci Shqipëria Ukraina