Aktualitet11 Qershor 2019, 22:36

Video: Shqipëria skandaloze, Cikalleshi e Ramadani na shpëtojnë nderin ndaj Moldavisë

Shkruar nga Pamfleti
Video: Shqipëria skandaloze, Cikalleshi e Ramadani na shpëtojnë

Shqipëria ka marrë një fitore të vuajtur ndaj një kundërshtari modest si Moldavia me rezultatin 2-0.

Sokol Cikalleshi na shpëton nderin në minutën e 66′ pas një aksioni të mirë me Uzunin dhe Roshin. Ramadan dyfishoi në minutat e fundit të sfidës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. 45 minutat e para nuk dhuruan shumë, pak raste për tanët. Hysaj humbi një rast ideal në minutën e 4′, pasi nuk devijoi një top vetëm pak metra larg portës së mbrojtur nga portieri kundërshtar.

Në pjesën e dytë e nisim me një tjetër vrull dhe arrijmë të zhbllokojmë rezultatin vetëm në minutën e 66′. Një aksion i mirë i Uzunit që pason për Roshin. “Raketa kuqezi” e fut për Cikalleshin dhe arrin ta dërgojë për 1-0.

Ramadani shënoi të dytin kur gjithçka mendohej e mbyllur me një goditje të bukur nga jashtëzone.

Shqipëria ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë, pasi ka fituar ndaj Andorrës dhe Moldavisë. Franca fitoi 4-0 ndaj Andorrës, ndërsa Islanda fitoi 2-1 ndaj Turqisë.

 

Kryesore