Sport 7 Dhjetor 2018, 13:08

Video: Skandali në Angli, yjet e Arsenalit drogohen para kamerave

Shkruar nga Pamfleti
Video: Skandali në Angli, yjet e Arsenalit drogohen para kamerave

Një festë mes shokësh, pak ditë para fillimit të sezonit, por me drogë brenda: ‘The Sun’ ka publikuar në numrin e sotëm pamjet skandaloze të 6 futbollistëve të Arsenalit, të cilët konsumonin drogën ‘hippy crack’, një substancë që në Angli është e ligjshme dhe thithet nëpërmjet tullumbaceve.

Alexandre Lacazette, Matteo Guendouzi, Sead Kolasinac, Mesut Özil, Shkodran Mustafi e Pierre-Emerick Aubameyang janë lojtarët që shfaqen në fotot dhe videon e siguruar nga ‘The Sun’.

Një dëshmitar thotë për të përditshmen angleze: “Kishin marrë me vete kuti të tëra me ‘hippy crack’, ishte një çmenduri. Ishin rreth 70 vajza dhe shampanja e vodka vërshonin lumë”.

“Ozil dukej tapë, nuk qëndronte dot në këmbë dhe një moment u duk sikur humbi ndjenjat dhe iu desh të ulej. Një lojtar i ri u nxit nga të tjerët të provonte drogën dhe ai u bë edhe më keq”.

Sport