Sport21 Shtator 2019, 18:04

Video: Tërmeti shpërngulet në Angli, City trondit kampionatin me gola!

Shkruar nga Pamfleti
Video: Tërmeti shpërngulet në Angli, City trondit kampionatin me

Manchester City ka mposhtur me rezultatin tenstik 8-0 vendin e fundit në renditje, Watford. Skuadra e Pep Guardiola-s ka reaguar siç duhet të reagojë një skuadër kampione duke shpartalluar të besuarit e Flores. Pas vetëm 18’ minutave lojë rezultati i sfidës ka qenë 5-0 falë golave të D. Silva, Aguero, Mahrez, B. Silva dhe Otamendi. Nuk ka pasur skuadër që ka shënuar aq shpejt pesë gola në historinë e Premier League.

Pas pushimit u shënuan edhe tri gola të tjerë teksa B. Silva ka kompletuar tripletën e tij ndërsa të fundit e ka shënuar De Bruyne, i cili kishte dhënë edhe dy asiste. Me këtë fitore City mbetet në vend të dytë, me dy pikë më pak se Liverpool që luan të dielën ndaj Chelsea-t.

Sport