Sport18 Shtator 2019, 21:02

Video: Tottenhami nuk ia del në ferrin grek, heroi i Championsit shënon sërish

Shkruar nga Pamfleti
Video: Tottenhami nuk ia del në ferrin grek, heroi i Championsit

Tottenham, finalisti i Champions League në sezonin e kaluar, nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Anglezët, në fakt, kanë barazuar 2-2 në fushën e Olympiacos pas avantazhit 2-0 të siguruar në 30 minutat e para. Një penallti e Kane në minutën e 26-të ka zhbllokuar takimin, teksa Moura ka realizuar të dytin për miqtë katër minuta më vonë.

 

Reagimi i vendasve ka ardhur një minutë para fundit të pjesës së parë, me Podence që ka ngushtuar diferencat pas një aksioni të bukur të grekëve.

 

Në minutën e 54-t bardhekuqtë kanë gjetur edhe golin e dytë me një penallti të transformuar nga Valbuena në minutën e 54-t.

 

Ndeshja tjetër e orës 19:00, ajo e luajtur mes Club Brugge dhe Galatasaray, e vlefshme për Grupin A, është mbyllur në barazim 0-0.

Sport Tottenham