Kronike27 Gusht 2018, 10:39

Shkruar nga Pamfleti

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e kaluar në Fier, ku dy të rinj u përplasën për vdekje nga një makinë. Në vdekur mbetën dy kushërinjtë Amarildo Dogani dhe Festim Dogani, 21 dhe 29 vjeç. Ndërsa sot ka folur kushëriri i tyre, i vetmi i mbijetuar nga përplasja e frikshme një natë më parë.

Martin Dogani tregon për Report Tv se makina ka qenë me shpejtësi deri në 120 km në orë dhe ka frenuar para se ti përplasë. Ai thotë se kishin pirë kapfe pak para aksidentit, e të gjithë si kushërinj kishin dalë në trotuar për të biseduar. “Përplasja na i ndali të qeshurat”, tregon ai.

Martin si ndodhi ngjarja?

Ishim 4 çuna xhaxhallarësh dhe po rrinim në trotuar, jo në asfalt. Kishim pirë kafe tek lokali i xhaxhait dhe dolëm jashtë po rrinim aty. Në atë moment dëgjojmë një zhurmë frenimi të madhe. Pas pak çohet njëri nga çunat ikën i pari, ikën dhe i dytë mua më kap cepi i makinës më përplas në mur. Ngela pa ndjenja, pashë vetëm makinën

Ju e njihni Amarildon, autorin e aksidentit?

E njoh është banor i zonës, e kam pasur shok shkolle.

Sipas banorëve ai bënte veprime jo normale, ecte me frena dore?

Nuk e di ai nuk ka dashur ta bënte atë, ishte shumë çun i mirë, por besoj se është ndodhi e rastit.

Ishte me shpejtësi?

Po besoj me 120 km në orë..

Si doli nga rruga?

Ai ka bërë një frenim

Ju ku po qëndronit?

Po diskutonim si të shkonim në Greqi, po qeshnim pastaj na ndodhi ajo që ndodhi

Kronike aksidenti në Fier amarildo dogani festim dogani martin dogani