Kulture17 Prill 2018, 12:48

‘’Vijmë këtu për të mbrojtur godinën, u lëpive 4 vjet dhe do lëpihesh edhe për 4 të tjera’’, kreu i Sindikatës

Shkruar nga Pamfleti
‘’Vijmë këtu për të mbrojtur godinën, u

‘’Vijmë këtu për të mbrojtur godinën, u lëpive 4 vjet dhe do lëpihesh edhe për 4 të tjera’’, kreu i Sindikatës së Artistëve ofendon rëndë Drejtorin e Teatrit Kombëtar

Në takimin e gjashtë të aktorëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe kundër shembjes së godinës ekzistuese, nuk kanë munguar as akuzat e forta në adresë të drejtorit të këtij institucioni, i sapokonfirmuar edhe për një tjetër mandat në këtë post.

 

Që në momentin që u fol për zhvendosjen e trupës së aktorëve pranë qendrës së re kulturore “Turbina” e më pas për ndërtimin e një teatri të ri, aktorët nuk janë ndalur në betejën e tyre për Teatrin.

 

Pjesë e programit të djeshëm ishte edhe shfaqja e një dokumentari, se si është ruajtur një godinë e ngjashme në Itali, por ishte e vështirë për shkak se takimi zhvillohej jashtë dhe ende nuk ishte errur që të mund të zhvillohej projeksioni.

 

Edhe për këtë, kreu i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi, akuzoi drejtorin aktual, Hervin Çuli, që në “shkelje ligjore nuk u dha hapësirat aktorëve dhe qytetarëve. Ne vijmë këtu për të mbrojtur Teatrin Kombëtar dhe ai, në vend që të jetë me ne, si artist, si regjisor, mbyll të vetmen mundësi, duke u bërë lake, duke bërë atë që ka bërë gjithnjë, që ka lëpirë 4 vjet dhe do të vazhdojë edhe 4 vjet të tjera”./Panorama

Kulture Arben Derhemi drejtori i TK Hervin Çuli kreu i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar