Kronike17 Shtator 2019, 17:05

Vijojnë goditjet ndaj “të vegjëlve”, Policia vë në pranga dy të rinjtë që shpërndanin drogë në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti
Vijojnë goditjet ndaj “të vegjëlve”, Policia vë

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Bëhet me dije se janë vënë në pranga shtetasit me iniciale Xh.K., 21 vjeç, banues në Sarandë dhe S.L., 32 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu është procedohet në gjendje të lirë 19 vjeçari me inciale D.A., banues në Konispol.

Blutë raportojnë se seksioni për Hetimin e Krimeve Sarandë ka bërë të mundur kapjen e këtyre shtetasve në lagjen nr.4 pranë repartit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sativa. Sakaq, materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.

Kronike