Aktualitet17 Nëntor 2018, 17:13

Vijon shpartallimi i bandave, Sandër Lleshaj i del nga kontrolli Ramës një ditë pas dekretimit

Shkruar nga Pamfleti
Vijon shpartallimi i bandave, Sandër Lleshaj i del nga kontrolli Ramës

Sandër Lleshaj i ka përçuar një mesazh të tërthortë Edi Ramës, se nuk mund dhe as do të kontrollohet prej tij në luftën ndaj krimit e korrupsionit deri në nivelet më të larta

Ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshi, i ka dalë nga kontrolli kryeministrit Edi Rama, vetëm një ditë pas dekretimit nga Presidenti Ilir Meta. Një ditë pasi ka marrë zyrtarisht postin e këtij dikasteri të rëndësishëm, Sandër Lleshaj ka nisur fuqishëm goditjen e bandave kriminale në vend.

Ministri i ri e ka nisur goditjen me bandën më të rrezikshme të Elbasanit, atë të Çapjave, duke duke iu përcjellë mesazh të fortë të gjitha grupeve kriminale, që veprojnë në çdo cep të Shqipërisë. Me urdhër të tij, Policia e Shtetit dhe FNSH blinduan qytetin e Elbasanit, duke kapur katër prej anëtarëve të fisit të njohur të Çapajve, i cili ka përgjakur jo pak këtë qytet.

Me këtë nisje të furishme të detyrës si ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka përçuar një mesazh të tërthortë dhe vetë Edi Ramës, se nuk mund dhe as do të kontrollohet prej tij në luftën ndaj krimit e korrupsionit deri në nivelet më të larta.

Lleshaj ka dëshmuar se do të vijojë në rrugën e lënë përgjysmë nga ish-ministri Fatmir Xhafaj, duke u pozicionuar dhe shpallur luftë të hapur gjithë ‘bandës’ së korruptuar dhe të inkriminuar politike.

Një nga arsyet e largimit të Xhafajt nga Edi Rama ishte pikërisht lufta që ai po iu bënte bandave kohët e fundit, por i zgjedhuri i amerikanëve dhe gjermanëve nuk i trembet forcës së Ramës, pasi ai duket se ka në dorë dhe vetë ‘kokën’ e kryeministrit. Pas shpartallimit të të gjitha bandave kriminale në vend, radha do të jetë e politikanëve, të cilët pritet të marrin goditjen më të madhe në historinë e demokracisë së Shqipërisë./Pamfleti

Kryesore bandat kriminale Edi Rama fisi capja sander lleshaj