Politike 4 Gusht 2019, 09:19

‘Viktimat’ e 30 qershorit. A po i shfaros Basha miqtë e tij të vegjël (Pasojat e bojkotit)

Shkruar nga Pamfleti
‘Viktimat’ e 30 qershorit. A po i shfaros Basha miqtë e tij

‘Viktimat e 30 qershorit’, A po i shfaros Basha miqtë e tij të vegjël (Pasojat e bojkotit)

Vendimi i bojkotit të zgjedhjeve të 30 qershorit nuk solli suksesin që pritej për forcat politike opozitare. Pas vendimit të mosmarrjes pjesë në zgjedhje dhe humbjes së të gjithë pushteteve, partitë opozitare duket se po kapen pas fijes së fundit të mundësisë për të pasur pushtet, që janë zgjedhjet e parakohëshme të 13 tetorit, dekret ky i vendosur nga Presidenti Meta. Kujtojmë se opozita tashmë është krisur, liderat e partive të vogla opozitare nuk i janë bashkuar më liderit të partisë demokratike për të mos hyrë në zgjedhje të derisa të heqin nga drejtimi i shtetit kryeministrin e vendit. Ndoka, Duka, Mediu dhe Ristani i kanë dalë hapur kundër Bashës duke e deklaruar se ata do hyjnë në kandidaturë për në zgjedhjet e parakohëshme dhe se bojkotimi është tashmë një mundësi e djegur.

Ata që po e ndjenë më shumë humbjen nga 30 qershori duket se janë pikërisht partitë e vogla opozitare, të cilat e kanë ‘ndejrë rrezikun’ e shfarosjes. Aksioni politik i ndërmarrë  në shkurt të këtij vitit për të rrëzuar Edi Ramën dhe për të ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve të parakohshme, sot ka përfunduar me një opozitë me jashtë sistemit, me zero përfaqësim në njësitë vendore dhe parlament, e izoluar dhe në konflikt me SHBA-BE, e përçarë në dysh për 13 tetorin, pa strategji, pa privilegje dhe në kuotat më të ulëta të besueshmërisë sipas sondazheve.

Këto janë fatkeqsitë e para më të vogla që mund t’u ndodhnin, PD, PR, PDK, PBDNJ, LZHK, LSI dhe PAD, me bojkotimin e zgjedhjeve të të 30 qershorit, partitë kanë humbur dhe të drejtën për të përfituar buxhetin e shtetit për zgjedhjet e 2023. Kodi Zgjedhor në nenin 87/3, pika 3 përcakton se, për zgjedhjet e për qeverisjen vendore si kriter për ndarjen e fondeve përdoret rezultati në shkallë vendi për këshillat vendorë, i shpallur nga KQZ-ja për zgjedhjet paraardhëse për qeverisjen vendore. Në zgjedhjet e 2013 KQZ bazohet tek rezultati që kanë fituar partitë tek zgjedhjet e 30 qershorit që i bie të jetë zero, si shkak i bojkotit. Partitë opoziatare, të cilat bojkotuan zgjedhjet lokale, do të financohen nga buxheti i shtetit në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Ligji nr. 8580, datë 17.2.2000 për partitë politike, i ndryshuar në vitin 2014, parashikon që çdo vit në buxhetin e shtetit përcaktohet një fond që shërben si ndihmë financiare publike për kryerjen e veprimtarisë vjetore të partive politike gjatë viteve jozgjedhore. Nëse partitë opozitare do të aplikojnë strategjinë e bojkotit edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021, si formë presioni për plotësimin e kushtit të largimit të Edi Ramës, ato do të humbasin automatikisht financimin nga buxheti i shtetit. 70 për qind e këtij fondi ndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Pra, pavarësisht bojkotit të zgjedhjeve lokale, partitë opozitare do të vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit për vitet jozgjedhore, për shkak të pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 2017. PD, LSI, PR, PAD, LZHK, PDK dhe PBDNJ do të humbasin financimin nga buxheti i shtetit për vitet jozgjedhore vetëm nëse nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 2021.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk do të dorëzojnë selitë pavarësisht bojkotimit të zgjedhjeve lokale. Partitë opozitare nuk do t’i humbasin selitë edhe nëse bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 2021. Partitë opozitare do të përdorin ndërtesat shtetërore edhe pse nuk përfaqësohen më as në pushtetin lokal dhe as në Parlament.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti Meta sulmoi kreun e lartë të Shtetit amerikan Palmer duke e ironizuar si një të ‘paanshëm’ që po ia kalon për paanshmëri edhe Ramës. Ai i’u drejtua duke thënë se zgjidhjen e krizës e ka gjetur dhe e ka deklaruar, që është 13 tetori me anë të zgjedhjeve të parakohëshme. Kjo është mesaduket dhe përpjekja e fundit e Metës për të shpëtuar partitë nga rrënimi politik, apo shpëtimi i ish-partisë së tij, dhe tashmë në drejtim të bashkëshortes. Kujtojmë po ashtu se Kryemadhi është zhdukur nga daljet politike që prej humbjes së zgjedhjeve të 30 qershorit. Pyetja që 13 tetori të realizohet mundësitë janë të pakta, kjo sepse nevojitet ngritja e Gjykatës Kushtetuese para tetorit që të vlerësojë më pas dekretet e Metës për t’i shpallur si kushtetuese, e më vonë që ajo datë të hyjë në kalëndar.  /Pamfleti/

Politike ‘Viktimat' e 30 qershorit. A po i shfaros Basha miqtë e tij të vegjël (Pasojat e bojkotit)