Aktualitet 5 Prill 2018, 07:23

Vitorja super-miliardere i shpëton Vettingut

Shkruar nga Pamfleti
Vitorja super-miliardere i shpëton Vettingut

Vitorja super-miliardere i shpëton Vettingut

Gjyqtarja Vitore Tusha ka kaluar me sukses Vettingun, pas rivlerësimit që ju bë nga KPK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon lënien në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtarja është marrë në rivlerësimi nga KPK, për të parë pasurinë e saj por dhe anën profesionale, por sipas vendimit të dy testet i ka kaluar me sukses.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtëme, paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Vitore Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015.

Të dhënat e analizuara tregojnë se në vitin 2008 gjyqtarja Tusha kishte një pasuri me vlerë 4.3 milion lekë, ndërsa në vitin 2015 kjo pasuri ishte rritur në 13.4 milionë lekë. Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare të znj. Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015, ka qenë 1.1 milionë lekë ose 3.1 herë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. I vetmi “flamur i kuq’ i evidentuar në rastin e Znj. Tusha është një detyrim i pashlyer ndaj një sipërmarrje ndërtimi në vlerën 2.7 milionë lekë. Të gjithë deklaratat periodike të gjyqtares e kalojnë kontrollin aritmetik- logjik./Panorama

Aktualitet gjyqtarja Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Vitore Tusha