Aktualitet11 Shkurt 2019, 12:16

Vjedhje masive në tatime, 2 miliardë lekë dëm vetëm me zëvendësimin e hajdutëve

Shkruar nga Pamfleti

Vjedhje masive në tatime, 2 miliardë lekë dëm vetëm me zëvendësimin e hajdutëve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën kërdinë me tendera dhe rimbursimin e TVSH, miliona euro të vjedhura, asnjë përgjegjës në burg 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe degët e saj vijojnë të mbeten qendra më e madhe e korrupsionit dhe shpërdorimit të parave të taksapaguesve në Shqipëri. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar mbi 2 miliardë lekë dëm vetëm me ndërrimin e paligjshëm të një grupi hajdutësh me një grup tjetër. Bëhet fjalë për largimet e paligjshme nga puna, për të punësuar hajdutë të rinj të partisë. Kjo i ka kushtuar shtrenjtë buxhetit të përbashkët të shqiptarëve dhe askush nuk ka dalë para gjykatës për këtë batërdi me emërime dhe shkarkime të paligjshme. Ky raport hedh edhe një herë poshtë propagandën e Edi Ramës për emërime në administratë në bazë të meritokracisë. Raporti konfirmon se nga tepsia po largohen një grup hajdutësh dhe po zëvendësohen me hajdutë të tjerë, ndërsa koston e paguajnë shqiptarët.

KLSH ka konstatuar: “Nga likuidimet e kryera nëpërmjet bankës, u konstatua se janë kryer likuidime për 242 punonjës në shumën 198,627,790 lekë, të larguar padrejtësisht nga puna në vitet e mëparshme të cilët kanë fituar proceset gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit, si edhe pagesa për shpenzime përmbarimi në shumën 9,847,074 lekë. Pra, shuma prej 208,474,864 lekë, ka rënduar padrejtësisht buxhetin e shtetit. DPT, në muajin dhjetor të vitit 2017 rezulton me 185 vende të paplotësuara në strukturë dhe nuk janë marrë masa për plotësimin e strukturës me punonjës të cilët kanë fituar proceset gjyqësore për rikthimin në vendin e punës dhe nuk janë rikthyer, por janë marrë në punë punonjës të rinj”Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar vjedhje masive me tenderat në Tatime. Megjithatë, vjedhja dominuese në këtë sektor vijon të mbetet rimbursimi i paligjshëm i TVSH. Sipas KLSH, “nga auditimi i procedurave të rimbursimit të TVSH për vitin 2017, vetëm

për një kampion prej 17 rastesh të përzgjedhur nga subjektet që janë rimbursuar në likuiditet u konstatua se janë rimbursuar në shkelje të procedurave të kontrollit tatimpaguesit A……., me aktivitet: “Eksport fruta perime”, D……, me aktivitet: “Tregti me shumicë dhe pakicë i frutave dhe perimeve si dhe import-eksporti i tyre”, V…., me aktivitet: “Transporti rrugor i mallrave” dhe M…… SH.P.K, me një vlerë parregullsish në shumën 3,463 mijë lekë dhe parregullsi në zbatimin e afateve të pagesës së vlerave të miratuara të rimbursimit nga DPT të cilat e ekspozon njësinë drejt një risku për pagesë detyrimesh të panevojshme për shumën 38,778 mijë lekë”./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kryesore 2 miliardë lekë dëm vetëm me zëvendësimin e hajdutëve Vjedhje masive në tatime