Vjen largimi i parë nga PD?! Aleati me urgjencë në zyrën e Bashës, PDIU përçan opozitën

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka shkuar sot me urgjencë në zyrën e kreut të PD, Lulzim Basha. Ditët e fundit është përfolur për largimin e Dules nga koalicioni me Lulzim Bashën.



Sot, deputeti demokrat ka shkuar në selinë blu, në një takim me Bashën, por nuk dihet ende çfarë është diskutuar. Ardhja e Shpëtim Idrzit të PDIU në kampin opozitar ka shkaktuar përçarje në PD, ku aleatët duket se do të bëjnë ‘divorcin’ me Bashën. Më herët, Basha u shpreh se e mirëpriste ardhjen e PDIU në PD.

“Në këtë kuadër mirëpres kërkesën e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, për të nisur bisedimet me Partinë Demokratike dhe opozitën, bazuar në parimet dhe objektivat e shpallura, për çlirimin e vendit nga bashkëqeverisja me krimin, të vendosjes së interesit të shqiptarëve, të interesit të qytetarëve shqiptarë dhe interesave kombëtare mbi interesat e bandës në pushtet dhe të formulimit të zgjidhjeve të përbashkëta për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare ku e ka futur vendin Edi Rama dhe banda me të cilën ai bashkëqeveris”, tha ai.