Kosova 6 Dhjetor 2022, 21:08

Vjosa Osmani thirrje BE-së: Ndërprisni bisedimet e anëtarësimit me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti
Vjosa Osmani thirrje BE-së: Ndërprisni bisedimet e

Vjosa Osmani thirrje BE-së: Ndërprisni bisedimet e anëtarësimit me Serbinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se Beogradi po tenton të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor në shërbim të politikës ruse.

Përmes një prononcimi përpara fillimit të punimeve të samitit BE-Ballkani Perëndimor, Osmani u ka bërë thirrje vendeve anëtare të pezullojnë bisedimet e anëtarësimit me Serbinë.

“Mesazhi për Serbinë, përderisa nuk vendos sanksione për Rusinë, përderisa nuk e përmbledh dhe nuk vendos sanksione ndaj shteteve të tjera në përputhje me vendimet e Bashkimit Evropian, duhet të jetë suspendimi i bisedimeve të mëtejshme ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian”– tha Osmani.

Deklarata e Osmanit ndjek tensionet e rritura në veri të Kosovës pas dorëheqjes masive të përfaqësuesve serbë nga qeveria, parlamenti i Kosovës dhe institucionet e sigurisë. Samiti gjithashtu vjen pas vendimit të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, për zëvëndësimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, i cili u ndoq me reagime të ashpra në Beograd.

Osmani theksoi se tensionet në veri të Kosovës dhe Ballkan po përshkallëzoheshin nga Serbia dhe i bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos vendosnin një baraspeshë morale mes agresorit dhe viktimës në rajon dhe më gjerë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Kosova është në të drejtën e saj, i mbron qytetarët e saj, lufton për rend dhe ligj në çdo cep të territorit të saj”- tha Osmani, ndërsa theksoi se ky është një parim dhe standard evropian.

Prishtine Samiti BE - Ballkani Perëndimor Vjosa Osmani

Kosova