Bota 8 Tetor 2019, 19:58

Vladimir Putin feston datëlindjen në malet siberiane; ndizen hamendje për të ardhmen e tij politike

Shkruar nga Pamfleti
Vladimir Putin feston datëlindjen në malet siberiane; ndizen hamendje

Vladimir Putin feston datëlindjen në malet siberiane; ndizen hamendje për të ardhmen e tij politike

Aktivitetet për ditelindjen e Vladimir Putinit këtë radhë nuk ishin aq të bujshme. Nuk u shfaqën pamje filmike me Putinin mbi kalë, pa bluzë, ose duke qëlluar me qetësues një tigër të egër, i cili duket se iu shfaq presidentit në mëmentin e duhur në mes të pyllit.

Alpinizmi në Siberi në prag të ditëlindjes së udhëheqësit rus të hënën dukej më shumë meditues në kontrast me ditëlindjet e tij të tjera gjatë mandateve presidenciale.

I shoqëruar nga ministri i mbrojtjes 64-vjeçari Sergei Shoigu, bir i Siberisë, si dhe një ekuipazh mediatik shtetëror, Putin u fotografua duke mbledhur kërpudha dhe duke shijuar nga lart pamje të bukura të lumit Jenisei.

“Super”, i thotë ai Shoigut, “ne jemi pak më lart se retë.” Videoja dhe fotografitë e publikuara nga mediat ruse dukeshin pothuajse elegante në ton.

A po e përgatit Putini vendin për ndryshime? Apo ai dhe ndihmësit e tij thjeshtë përdorën ditëlindjen e 67-të si një rast tjetër për t’i kujtuar njerëzve praninë e tij?

Nuk është hera e parë që ministri i mbrojtjes i Rusisë ka pushuar me Putinin në Siberi, por kjo vjen vetëm disa ditë pasi shefi i mbrojtjes, i cili operon zakonisht larg syrit të medias, dha intervistën e tij të parë të gjerë në media në shtatë vjet, në të cilin ai lavdëroi rolin e tij në rigjallërimin e forcave të armatosura ruse.

Për disa, zoti Shoigu, i cili në sondazhe del i dyti, pas Putinit, për nga popullariteti, dukej se po shqyrtohej si kandidat i mundshëm për të zëvendësuar kryeministrin e vendit, Dmitry Medvedev,që siç thonë disa ka lënguar në heshtke e harresë prej vitesh, apo ndoshta edhe për të zëvendësuar vetë presidentin në një të ardhme.

Të tjerët e shohin intervistën dhe paraqitjen me Putinin si një shenjë se Shoigu tashmë është caktuar si pasues i Putinit. Apo ndoshta Kremlini do t’u krijojë njerëzve këtë përshtypje, ndërsa në fakt asnjë vendim nuk është marrë akoma.

Komentatori rus, Alexander Pokrovsky i kanalit Tsagrad TV, ngriti pyetjen retorike nëse Shoigu në intervistën e tij po jepte shenja të largimit nga ushtria në përgatitje të pensionimit, e jo promovimit.

Që nga zgjedhja e tij vitin e kaluar në mandatin e tij të dytë radhazi si President i Rusisë, pyetja e madhe politike në Rusi ka qenë nëse Putini do të ndryshojë rregullat kushtetuese që kufizojnë mandatin presidencial, në mënyrë që të qëndrojë në pushtet edhe pas vitit 2024, apo nëse ai do të largohet pas orkestrimit të një tranzicioni të menaxhuar të udhëheqjes.

Me kalimin e kohës, po krijohet një lloj pasigurie dhe ndjenje se Rusia po mbahet peng duke pritur për një vendim të madh.

“Politika ka të bëjë me perceptimet, dhe pavarësisht nëse presidenti dhe teknologët e tij politikë e pëlqejnë apo jo, 2019 ka qenë viti kur njerëzit filluan të flisnin seriozisht dhe hapur për 2024,” thotë Mark Galeotti, autor i librit, “Ne Duhet të Flasim për Putinin.”

Por, Galeotti e pranon, në një seri artikujsh për faqen holandeze të internetit Raam op Rusland, se është e vështirë të thuhet se cilat janë synimet e Putinit kur kemi parasysh se ai e realizon qeverisjen përmes “urdhërave inderekte, aludimeve dhe pëshpëritjeve”. Megjithatë, sipas zotit Galeotti, rezultati i veprimeve të tij është mosfunksionimi sepse “asnjë strategji politike afatgjatë nuk mund të të analizohet në detaje dhe rezultate” derisa Putini të vendosë nëse do të qëndrojë në pushet apo do të largohet.

Pa Ngut

Një burim i brendshëm i Kremlinit i tha Zërit të Amerikës se ai dyshon se Putini nuk do të vendosë edhe për ca kohë për këtë çështje. “Pse duhet ta bëjë këtë? Ai ka edhe dy ose tre vjet të tjera për të vendosur,” tha ai.Por kjo po shton pasigurinë dhe do të shtojë frikën e klaneve të ndryshme konkurruese të Kremlinit, të cilët dëshirojnë të pozicionohen vetë për të garantuar të ardhmen e tyre.

Përveç zotit Shoigu, një politikan popullor për stilin e tij të menaxhimit të emergjencave dhe fatkeqësive natyrore, edhe politikanë të tjerët po përpiqen të tërheqin vëmendjen për të siguruar një rol më të madh në qeveri. Mes tyre është edhe ministri i zhvillimit ekonomik Maxim Oreshkin.

Një brez i ri i fëmijëve të plutokratëve dhe shefave të Kremlinit, gjithashtu duket se po luftojnë për role më të mëdha. Sipas një burimi të brendshëm në Kremlin, përçarjet e ndryshme brenda Kremlinit janë shumë më komplekse sesa vlerësohen nga shumica e vëzhguesve perëndimorë, të cilët priren të shohin një ndarje të thjeshtë të gjerë mes një fraksioni të sigurisë (Siloviki) dhe teknokratëve të modernizuar.

Për herë të fundit këto paqartësi u panë në vitet para 2008-s, kur Putini duhej të vendoste për ndryshimin e kushtetutës apo përkohësisht të shkëmbente postet me kryeministrin e tij Medvedev. Kjo situatë shkaktoi një luftë për pushtet brenda Kremlinit pasi lojtarët kryesorë po manovronin për të siguruar vetë poste ose për ta pasuar Putinin, nëse ai vendoste të hiqte dorë.

Pati shumë viktima në luftën fraksionale për epërsi dhe mbijetesë, një luftë që Putini dukej se e inkurajonte, me apo pa dashje, duke vonuar marjen e një vendimi mbi të ardhmen e tij.

Kjo përplasje çoi në një ndërhyrje të fortë të Putinit. A po ndjek Putini të njejtën strategji edhe tani, duke inkurajuar pretendentët që të tregojnë veten, pra të dalin haptazi me ambicje të qarta që më pas ai t’u bjerë kokës?/VOA

Bota e ardhmja politike presidenti i Rusisë Vladimir Putin