Showbiz 7 Korrik 2018, 16:28

Vladimir Putin thuhet se fsheh një sekret shumë të madh nën rrugët e Moskës

Shkruar nga Pamfleti
Vladimir Putin thuhet se fsheh një sekret shumë të madh nën

Mbajtja e një bunkeri, apo edhe një fshati të vogël nëntokësor është gjë shumë sfiduese, por rusët – si mjeshtra të spiunazhit që janë – kanë mbajtur një sistem të tërë metrosh të nëndheshme, të fshehur poshtë rrugëve të Moskës.

Metro 2 mendohet të jetë ndërtuar nga paranojaku Stalin, që do të thotë se është ngritur që në vitet 1920, dhe mbante emrin e koduar D-6, që ia kishte vënë KGB-ja. Hekurudha e fshehtë thuhet se është edhe me më shumë shtrirje se sa Metroja publike e Moskës (e cila ka 196 stacione dhe përshkon 327 km), me katër linja të vendosura nga 50 deri 200 metra thellësi (metroja publike është 74 metra në vendin e vet më të thellë).

Linjat – disa prej të cilave u zbuluan nga një grup i quajtur Gërmuesit e Planetit të Nëndheshëm në 1994 – lidhin Kremlinin, kreun e zyrës së KGB-së, me zyrat e FSB-së, një aeroport për VIP-a të quajtur Vnukovo-2 si dhe një qytet të nëndheshëm të quajtur Ramenki, plus edhe bunkerë të ndryshëm sekretë, për përdorim nga Politbyroja në kohë lufte.

As FSB e Rusisë as edhe Metroja e Moskës nuk konfirmojnë apo mohojnë ekzistencën e Metro-2, por raporte të shkruajtur nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA sugjerojnë se amerikanët besojnë zërat, dhe se linjat e trenave janë projektuar për të transportuar deri 10 mijë vetë në impiante të nëndheshëm të groposur 300 metra nën tokë, në rast të një lufte bërthamore.

Në vitin 2008, Mikhail Poltoranin, një ministër nën presidentin rus, Boris Yeltsin, konfirmoi ekzistencën e një “rrjeti të zgjeruar tunelesh” që lidhen me një qendër komande emergjencash, prej ku mund të kontrollohej arsenali bërthamor i vendit, si dhe “degë që shkojnë deri në rrethina, me qëllim që komanda të zhvendosej nga epiqendra e një sulmi bërthamor”. Të tjerë ish këshilltarë qeveritarë, kanë thënë se e gjitha është ekzagjeruar, dhe që me kalimin e viteve është degraduar dhe tani nuk do të mund të përdorej. Por ata kështu do thonë, apo jo?

Kuriozitete