Sport11 Qershor 2018, 19:08

Vllaznia del në shitje, “me ta fal ta kanë fut”

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra e Vllaznisë po përjeton një moment të errët. Ekipi kjuqeblu do të militojë në Kategorinë e Parë vitin tjetër. Presidentja Voltana Ademi, që është në krye të ekipit duke qenë se është Kryebashkiakja e Vllaznisë, mban frenat e klubit. Ajo ka deklaruar se Vllaznia do të privatizohet, por duket se ky proces po vonon shumë. 

Sipas vlerësimeve të para, Vllaznia nuk mund të shitet për një shifër më të vogël se 507 milionë lekë të vjetra, përfundim në të cilin ka arritur kompania audituese “Albanian Audit Partnes SHPK”. Kjo kompani ka dërguar raportin e detajuar prej 57 faqesh në Bashkinë e Shkodrës, duke vendosur vlerën e 507 milionë lekëve si vlerën më të vogël për efekt shitje të aksioneve apo privatizimin.

Shitja duket e pmundur, pasi Bashkia do 507 milionë lekë të vjetra, por njëkohësisht presidenti i ri duhet të marrë me vete dhe borxhin e akumuluar prej 1 milionë eurosh. Një tmerr i vërtetë, por kush do të jetë ai “i marr” që do të guxojë ta blejë?  

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

 

 

Sport Privatizimi Shitja Vllaznia Voltana Ademi