Vllaznia për tabelë nderit, por është e mbytur në borxhe

Vllaznia prezanton drejtorin Firat, turku nxjerr “zbuluar” Voltana Ademin

Klubi i Vllaznisë ka dalë me një letër të gjatë drejtuar tifozëve shkodranë në lidhje me situatat që mbizotërojnë. Administratori Suad Lici dhe drejtori Engin Firat po mundohen të ngrejnë klubin.
Letra e hapur:

“FAMILJES SË MADHE TË VLLAZNISË
Ne të gjithë po përballemi me realitetin që skuadra jonë Vllaznia është tani në kategorinë e parë. Dhe sigurisht të gjithë ne e dimë që kushtet në këtë kategori do të jenë shumë më të vështira për Klubin tonë.
Prandaj duam t’iu japim një përmbledhje të situatës dhe çfarë kemi bërë pas fillimit tonë në mes të gushtit.
Kur filluam, kishim vetëm 3 javë kohë deri në fillimin e kampionatit. Prandaj u përqëndruam së pari në krijimin e ekipit tonë për sezonin e ri. Natyrisht, për të gjetur lojtarët kaq vonë dhe me një buxhet më të vogël, nuk ishte e lehtë. Gjatë kësaj periudhe nënshkruam kontratën me brazilian Junior, rumunin Ignat dhe Zogajn, Bilalin e Zeqajn. U bënë ndërkohë edhe kontratat e reja me lojtarët e sezonit të fundit, që dëshironin të qëndronin me ne.
Ne ishim të sigurt se ky ekip do të jetë në gjendje të tregohet i suksesshëm dhe të gjitha transferimet na dhanë performancë të drejtpërdrejtë.
Edhe me kaq pak kohë, kemi dashur të ndërtojmë një ekip që të jetë Kampion dhe në të njëjtën kohë një ekip me të ardhme. Tani luajmë me lojtarë si Sherri (20 vjeç), Zeqaj (23 vjeç), Bilali (22 vjeç), Gurishta (23 vjeç), Krymi (22 vjeç), Zogaj (21 vjeç). Edhe të huajt tonë, Junior (24 vjeç) dhe i sapo ardhuri Collins Eziamaka (21 vjeç), janë të rinj.
Gjithashtu na është dashur të përballemi me vështirësitë e fillimit. Ne mbështesim skuadrën me 50% të buxhetit të sezonit të kaluar. Kemi bërë kontratat e reja me lojtarët nga sezoni i fundit me 50% të pagës së sezonit të kaluar. Gjithashtu i gjithë stafi tjetër ka kontrata 50% më pak se sezoni i kaluar.
Bashkia Shkodër duhet të parashikojë në buxhetin e saj pagesën e borxheve të viteve të shkuara. Kemi pasur edhe telefonata ku njerëzit po kërkonin paratë e tyre nga kampi në Slloveni 4 vjet më parë.
Gjithashtu kemi hasur shumë probleme kontratash, për Çinarin, Berishën, Vucaj dhe Pjeshkën. Ish- lojtari Astina për shembull, pavarësisht se nuk është paraqitur në sezonin e kaluar, pandershmërisht, kërkon 50.000 euro dëmshpërblim. Ndërkohë avokati ynë po ndjek të gjitha rastet.
Në javët e fundit vërehet se ka shumë informacione të gabuara rreth klubit. Kjo është arsyeja pse po publikojmë këtë përmbledhje në faqen tonë të internetit dhe në vazhdim do t’iu japim të gjitha informacionet që keni nevojë përmes faqes sonë të internetit.
Marrim shembull rreth transferimeve tona; Rreth Junior-it lajmet ishin që ai nuk kishte shënuar një gol për shumë vite. Dan Ignat nuk është mjaftueshëm i mirë. Zogaj u largua 2 vjet më parë nga Vllaznia, sepse nuk ishte mjaftueshëm i mirë dhe tani e morëm sërish. Dhe dhe dhe …. Të njëjtat komente negative për lojtarët që rinovuan kontratat.
Për ta bërë të qartë, të gjithë lojtarët ishin në stërvitje me ne, pas kësaj ne vendosëm së bashku me trajnerin Lika të firmosim kontratën me to. Dhe të gjithë firmosën, megjithëse krahasuar me vitin e kaluar kishin vlera më të ulta pagese.
Isufi është larguar për tek Skenderbeu. Por të gjithë duhet ta dinë që Isufi i kishte tërhequr dokumentet e tij në Maj dhe ishte lojtar i lirë. Nuk e larguam ne atë.
Për ta bërë edhe më të qartë, lojtarët që dëshiruan të qëndrojnë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre pas sezonit të dobët të kaluar dhe ta ngjisin skuadrën sërish në Superligë, pranuan kontratat e reja me vlerë shumë më të ulta se sezoni e kaluar. Shumë lojtarë u larguan nga klubi pas rënies në Kategorinë e parë sepse kontratat e tyre mbaruan dhe nuk qëndruan më.
Po ta mendojmë, trajneri dhe lojtarët patën vetëm 3 javë për t’u përgatitur, prandaj mendojmë që ato meritojnë respekt nga ana e të gjithëve. Për shkak të kohës së shkurtër dhe karakterit që kanë treguar me fillimin tonë të vështirë.
Tanimë ne kemi 5 fitore në 5 ndeshje të Kategorisë së Parë dhe jemi në fazën tjetër të Kupës. Ky është thjesht një fillim i mirë. Asgjë më shumë. Kategoria e parë është një maratonë dhe jo një sprint. Qëllimi ynë i vetëm është të jemi Kampion.
Për këtë ne kemi të nevojshme mbështetjen e tifozëve të shumtë të Vllaznisë të cilët janë përherë lojtari ynë i 12-të. Edhe ndeshja e ardhshme me K.F. Erzeni do të jetë gjithashtu një ndeshje e vështirë.
Po ashtu, e dimë që nuk kemi një skuadër me shumë alternativa. Dhe nuk kemi para mjaftueshëm për të bërë transferime të rëndësishme. Në këtë situatë presim nga lojtaret që nuk kanë luajtur shumë gjatë kësaj kohe të përmiresohen dhe të rivalizojnë lojtarët brenda skuadrës. Por akoma nuk po verehet kjo gjë. Të gjithë duhet ta dinë që duhet ta meritojnë vendin për të luajtur tek Vllaznia me performance dhe jo me fjalë!
Ne besojmë tek lojtarët e rinj. Prandaj kemi thirrur edhe lojtarë nga U19 në skuadrën A. E ardhmia e ekipit tonë është të gjejmë talente të reja dhe t’i përgatisim ato për një karrierë të mirë dhe t’i shesim për të fituar të ardhura për ekipin dhe kjo është mënyra e vetme për Vllazninë që të mbijetojë në nivele të larta.
Këtë verë kemi shitur Çinarin për 40.000 euro tek Partizani. Kjo është e ardhura më e madhe e një transferte në 4 vitet e kaluara. Edhe pse është e vështirë të shiten lojtarët nga Kategoria e pare, ne kemi filluar Marketingun.
Për transfertat qëllimi ynë është që së pari të jenë Klube Ndërkombëtare, të hapur ndaj Botës dhe me kontakte ndërkombetare kudo. Sigurisht, po të jemi sërish në Superligë, ne do të kemi më interes nga Klubet e tjera. Megjithatë që tani kemi filluar disa projekte. Për shembull bashkëpunimi me një Klub në Katar. Dhe të tjera bashkëpunime rreth Botës do të vijojnë.
Gjithashtu shpresojmë në këtë mënyre të kemi sponsor të huaj.
Sponsori i subjektit është një tjetër problem. Pasi për tani kemi vetëm mbështetjen e Bashkisë. Dhe e falenderojmë atë për mbështetjen 100 % nga ana e saj.
Por na duhet mbështetja nga e gjithë Shkodra, nga të gjithë njerëzit të cilët thonë që janë pjesë e familjes së madhe “Vllaznia”.
Ne po punojmë fort për një të ardhme më të mirë për Klubin. Veçanërisht sezoni i ardhshëm është shumë i rëndësishëm për të gjithe ne, pasi festohet edhe 100 vjetori i Vllaznisë!
Prandaj, ejani dhe na mbështesni! Le ta bëjmë sëbashku Vllazninë sërish të Madhe !
Administratori Suad Lici
Drejtori Engin Firat”, – përfundon shkrimi.

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti