Sport24 Gusht 2019, 18:00

Vllaznia rikthehet si duhet, kalon me një supergol Laçin!

Shkruar nga Pamfleti
Vllaznia rikthehet si duhet, kalon me një supergol Laçin!

Vllaznia është rikthyer me këmbën e mbarë në Superiore, pasi ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Laçit.

Trajneri Mirsad Jonuz debuton si duhet me shkodranët që kanë arritur të fitojnë me një supergol të Hygor-it në mbyllje të pjesës së parë, ndërsa Laçi i pretendimeve të mëdha bie në Shkodër.

Atëherë kur u mendua se skuadrat do të shkonin me barazim në dhomat e zhveshjes ishte braziliani Hygor që dërgoi topin në rrjetë me një goditje nga distanca. Ai gjuajti fort me të djathtën dhe la të shtangur portierin kundërshtar. Vllaznia e mbylli në fitore pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte një pasqyrë tjetër me Laçin që ishte më kërkues. Kurbinasit u zhvendosën në gjysmëfushën e kuqebluve, ndërsa vendasit u mbyllën mbrapa. Laçi nuk pati shumë raste të rrezikshme, por në dy momente ku u shfaq rrezikshëm ishte portieri Sherri që reagoi mirë.

Sport Laçi Superiore Vllaznia