Aktualitet13 Maj 2019, 17:31

Vlorë/ Breshëri plumbash ndaj 33- vjeçarit, i riu i shpëton atentatit

Shkruar nga Pamfleti
Vlorë/ Breshëri plumbash ndaj 33- vjeçarit, i riu i

Vlorë/ Breshëri plumbash ndaj 33- vjeçarit, i riu i shpëton atentatit

Një i ri 33- vjeçar i ka shpëtuar atentatit në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”, në  momentin që ishte nën drejtimin e makinës së tij tip “Benz”. Drejt tij është zbrazur një breshëri me rreth 25 plumba.  Pas këtik sulmi mjeti i tij menjëherë ka përfunduar në kanal.

Ne momenitin e incidentit i riu po ushëtonte dhe për pasojë përfundoi me lëndime të lehta nga aksidentimi i makinës.

Në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta.

Nuk ka të lënduar me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Aktualitet atentat te riut Vlorë