Aktualitet21 Korrik 2019, 23:08

Vlorë, ndërhynë për të shuar një konflikt, dhunohen dy policë

Shkruar nga Pamfleti
Vlorë, ndërhynë për të shuar një konflikt,

Një çift turistësh hungarezë zhduken në Llogara, vijojnë kërkimet

Dy policë janë dhunuar në qytetin e Vlorës, teksa ndërhynë për të ndarë 4 persona që ishin përfshirë në një konflikt.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Nga të dhënat e para mësohet se policët kanë ndërhyrë në një konflikt mes 4 personave, por mbi ta është ushtruar dhunë.

Sikundër raportohet, efektivët ishin në patrullim kur kanë parë disa persona që konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën në momentin që janë goditur.

Mësohet se policët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet nëse janë shoqëruar apo jo agresorët.

Aktualitet dhunohen dz polic Vlorë