Aktualitet 2 Prill 2018, 16:44

Vodhi 230 milionë euro, Basha nxit qytetarët për mosbindje civile

Shkruar nga Pamfleti
Vodhi 230 milionë euro, Basha nxit qytetarët për mosbindje civile

Partia Demokratike ka mbledhur grupin pasditen e sotme, pas protestës në Rrugën e Kombit, dhe arrestimit të prostestuesve.

Burime nga PD sqarojnë se opozoita do të mbështesë mosbindjen civile të qytetarëve për të mos paguar tarifat e larta në Rrugën e Kombit.

Mësohet se PD po diskuton për të nisur protestat masive popullore. Në mbledhjen e sotme të grupit të PD pritet të vendoset edhe data e protestës.

Mirëpo Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë harruar se asnjë gjykatë shqiptare nuk është shprehur me vendim mbi fajësinë apo pafajësinë e tyre. Dosja Durrës-Kukës është ende e pa shqyrtuar. Po çfarë ka ndodhur me paratë e hedhura për ndërtimin e Rrugës së Kombit?

Ka një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili konstaton vjedhjen e 230 milionë eurove me firmën e Lulzim Bashës. Sipas raportit të KLSH, vjedhja e parave është bërë me fatura fiktive, me rritje të kostove vetëm në letër, me tatimin mbi të ardhurat, me pagesa për punë të pakryera.

Kryesore Basha nxit qytetarët për mosbindje civile Vodhi 230 milionë euro