Policia e Tiranës ka arrestuar ish-drejtorin e një banke të nivelit të dytë në Gjirokastër për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Në pranga ka rënë Artan Nisllaj, 41 vjeç, banues në Tiranë pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg.
41-vjeçari në kohën kur ka qenë drejtor, arriti të vjedhë 15 mijë euro në pronësi të bankës, por në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën, duke kërkuar pafajësi në Gjykatën Kushtetuese, me pretendimin si i është cenuar parimi i prezumimit të pafajësisë.
Nisllaj shprehet se Gjykata e Apelit e ka dhënë dënimin duke u mbështetur vetëm në dëshminë e V.GJ., e cila sipas tij është e pavlefshme, sepse është marrë në kundërshtim me ligjin, si dhe ka marrë si rrethanë rënduese qëndrimin mohues të kërkuesit për kryerjen e veprës penale. Pavarësisht kësaj Gjykata Kushtetuese vendosi për moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare./Pamfleti